Sunday, September 8, 2024
HomeMaqedoniTaravari me thirrje mërgatës për zgjedhjet evropiane: Sot më shumë se kurrë,...

Taravari me thirrje mërgatës për zgjedhjet evropiane: Sot më shumë se kurrë, duhet të mbrohet demokracia evropiane dhe projekti evropian

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një Facebook ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Evropë të dalin në zgjedhje dhe të zgjedhin eurodeputetët që do ta fitojnë mandatin në 5 vitet e ardhshme.

“BE-ja na jep stabilitet dhe na jep paqe. Më e rëndësishmja, BE-ja na jep shpresë. Ne duhet të jemi mirënjohës për këtë dhe të mos e marrim kurrë BE-në si të mirëqenë. Sot më shumë se kurrë, duhet mbrojtur demokracinë evropiane dhe projekti evropian, projekt ky i cili është i papërfunduar përderisa Ballkani Perëndimor nuk i bashkohet familjes së madhe evropiane”, shprehet Taravari.

Ai u bën thirrje mërgimtarëve shqiptarë që me urtësi të përdorin të drejtën e votës dhe të mbështesin partitë dhe kandidatët pro-evropiane.

“Prandaj, ju bëj thirrje secilit prej jush, që të përdorni me urtësi të drejtën e votës, për të mbështetur partitë dhe kandidatët pro-evropianë dhe demokratë, të cilët do të mbështesin ribashkimin e kontinentit evropian gjatë legjislaturës së ardhshme të Parlamentit Evropian”, shprehet Taravari.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments