Sunday, September 8, 2024
HomeLajmeBDI Tetovë “vlon”, i kërkohet llogari Ali Ahmetit

BDI Tetovë “vlon”, i kërkohet llogari Ali Ahmetit

Situata në degën e BDI-së në Tetovë aspak nuk është e qetë. Edhe pse “integristët” po dëshirojnë të tregojnë uniteti, megjithatë, informacionet që vijnë nga tereni janë se dega e Tetovës aspak nuk është dakord me kreun e partisë, Ali Ahmeti, sa i përket ndarjes që ka bërë në njësinë  e gjashtë zgjedhore.

Ajo që spekulohet është se kryetari i degës Faton Ahmeti, ka pritur që të jetë së paku i dyti në listë pas liderit Ahmeti. 

Por kjo nuk ka ndodhur për faktin se të dytin në listën Ahmeti e ka vendosur Talat Xhaferin. Kjo gjë ka shkaktuar revolt tek dega e Tetovës, të cilët, janë ankuar te Ahmeti, se në këtë formë dobësohet edhe më shumë figura e Faton Ahmetit, i cili realisht ende nuk ka arritur të imponohen fuqishëm në skenën politike për të zëvendësuar figurat e mëparshme të partisë.

Nga dega e Tetovës janë ankuar se me renditjen e tillë, ku një hapësirë shumë e madhe u jepet edhe partnereve të koalicionit, do të jetë shumë e vështirë për ta për ta motivuar elektoratin që të votojë kundër VLEN-it.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments