Gëzim Kadriu, shef i zonës zgjedhore të njësisë 2 në Aleancën për Shqiptarët, ka qenë i intervistuar në ALSAT M. Sipas Kadriut VLEN do të garojë me njerëz profesionistë të dëshmuar, ku lista e plotë do të publikohet gjatë ditës së nesërme:
‘Në parim koalicioni VLEN janë dakorduar që në fillim liderët e partive politike të jenë bartë të listave në zonat zgjedhore ku jetojnë ato. Më poshtë në radhitjen e listave kemi qenë të interesuar që të përfshijmë sa më shumë intelektual, profesionistë, njerëz të moralshëm e të ndershëm të cilët do ti kemi në listë dhe do të publikohen nesër.’
Në pyetjen se si e komenton si koalicion VLEN rikthimin e figurave politike të vjetra të BDI-së në garën zgjedhore, Kadriu u shpreh se kjo është shenj e humbjes së zgjedhjeve nga ana e BDI-së.
‘Ali Ahmeti e filloi karrierën e tij politike me këto emra dhe mendoj që Ali Ahmeti do ta përfundoj karrierën e tij politike pikërisht me këto emra. Është e ndershme nga ana e Ali Ahmetit që miqtë e tij ti qeras me një mandat deputeti në fund të karrierës së tij politike, duke iu siguruar nga një pension deputeti.’