Sunday, September 8, 2024
HomeMaqedoniBDI përtypi fjalët e veta, votoi propozimin e Hristijan Mickoskit

BDI përtypi fjalët e veta, votoi propozimin e Hristijan Mickoskit

Disa ditë më parë, Blerim Bexhiti në lidhje me riorganizimin e ministrive u shpreh se ky ligj zhvesh disa institucione dhe i shërben vetëm agjendës së VMRO-së.

Sipas tij, me votimin e këtij ligji defaktorizohen kuadrot shqiptare që janë pjesë e Qeverisë, ndërsa pas takimit VMRO-BDI dhe votimit të ligjit, deputeti Bexheti u shpreh se ndoshta ky ligj mund të risë kapacitetin e institucioneve.

“Duke e shqyrtuar, mendoj se është bartje e kompetencave nga një institucion në tjetër institucion ku mund edhe të ketë logjikë për efikasitet”, u shpreh Blerim Bexheti pasi partia e tij votoi propozimin e Hristijan Mickoskit.

Në lidhje me votimin, Fronti Evropian nuk ishte i mendimit të njëjtë, përkatësisht BDI votoi për, kurse grupi tjetër i Frontit Evropian votoi kundër. Për këtë reagim kishte edhe deputeti i ASH-së, Halil Snopçe i cili shprehi dilemat se kush po e përfaqëson votuesit e “Frontit Evropian”, ata që votuan për ose ata që nuk votuan.

Edhe deputeti i Lëvizjes Besa shprehi dilemat e tij se kush përfaqëson Frotin Evropian.

“Cili është “Fronti Europian”, ata që votuan ligjin e qeverisë “proruse” VMRO/VLEN? Apo ata që nuk votuan fare?”, u shpreh Azizi.

Kujtojmë se mbrëmë pas mesnatës Kuvendi i Maqedonisë me 88 vota “pro” votoi ndryshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments