Sunday, September 8, 2024
HomeSportUnited triumfon ndaj Cityt në finale të FA Cup

United triumfon ndaj Cityt në finale të FA Cup

Manchester United ka fituar titullin e trembëdhjetë të FA Cup pas një fitore 2-1 kundër rivalëve të qytetit, Manchester City.

Ndeshja e zhvilluar në “Wembley” është karakterizuar nga një performancë e shkëlqyer e skuadrës së drejtuar nga Erik ten Hag.

United kaloi në epërsi në minutën e tridhjetë me një gol të shënuar nga Alejandro Garnacho. Vetëm nëntë minuta më vonë, Mainoo shtoi avantazhin në 2-0, duke siguruar një pozicion të fortë për “Djajtë e Kuq” për pjesën e dytë të ndeshjes.

Gjatë pjesës së dytë, skuadra e Pep Guardiolës ushtroi presion të vazhdueshëm, por pa arritur të gjejë rrjetën.

Kur dukej se ndeshja do të mbyllej me rezultatin 2-0, Doku shënoi një gol duke e ngushtuar rezultatin në 2-1. Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi për të ndaluar United që të fitojë trofeun.

Kjo fitore e rëndësishme mund të ndikojë në vendimin e drejtuesve të United për të ardhmen e trajnerit Erik ten Hag. Pavarësisht triumfit në FA Cup, United përfundoi sezonin e Premier League në vendin e tetë, duke ngritur dilema mbi vazhdimësinë e ten Hag si trajner.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments