Sunday, September 8, 2024
HomeLajmeTarvari nuk ndalet, prezanton edhe një prurje të re në parti!

Tarvari nuk ndalet, prezanton edhe një prurje të re në parti!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari edhe sot ka prezantuar një prurje të re në parti. Bëhet fjalë për ish drejtorin e shkollës makinerike “8-shtatori” si dhe profesor universitar, Kenan Asani.

“Profesionistë nga të gjitha fushat po i bashkangjiten idesë së Aleancës për Shqiptarët, sepse VLEN t’i besojnë rrugës tonë drejt NDRYSHIMIT! 

Sot na u bashkangjit Kenan Asani nga Hasanbegu i Shkupit. Ai është doktor i shkencave të kineziologjisë, me mbi 25 punime shkecore profesionale të botuara dhe është profesor universitar për sport. Derisa drejtonte shkollën e mesme EMUC në Shkup, pati rezultate të mrekullueshme. 

Kenani, po ashtu, kontributin e tij e jep edhe si trajner aktual i KF “Fortuna” të grupmoshave të reja, ku këta fëmijë janë edhe kampionë aktualë në RMV”, ka shkruar Taravari.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments