Sunday, September 8, 2024
HomeLajmeTaravari në Likovë, entuzijazëm i jashtëzakonshëm gjatë hapjes së shtabit të ASH-së

Taravari në Likovë, entuzijazëm i jashtëzakonshëm gjatë hapjes së shtabit të ASH-së

Përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët së bashku edhe me kandidatin për president të opozitës shqiptare, Arben Taravari, kanë hapur shtabin partiak të ASH-së në Likovë.

“Në një atmosferë të jashtëzakonshme sonte u hap shtabi i Aleancës për Shqiptarët në Likovë. Ashtu siç edhe në vendet tjera ku hapen shtabet, edhe në Likovë, po vërehet një entuziazëm që nuk është parë po thuajse asnjëherë më parë. Ndryshimi për shqiptarët është shumë afër dhe do vjen me 8 maj”, thuhet në njoftimin e partisë mbi hapjen e shtabit në Likovë.