Sunday, September 8, 2024
HomeMaqedoniTaravari, Kasami e Qoku për ngushëllime te familjarët e Bedri Ajdarit

Taravari, Kasami e Qoku për ngushëllime te familjarët e Bedri Ajdarit

Lideri i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president nga koalicioni opozitar VLEN, Arben Taravari bashkë me kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasamin dhe me përfaqësuesin e Lëvizjes Vetëvendosje në RMV, Bekim Qoku sot ishin në vizitë ngushëlluese në Shkup te familjarët e aktivistit për të drejtat e njeriut në Maqedoninë e Veriut, dhe përfaqësuesi i familjeve të prekura në rastin të montuar “Monstra”, Bedri Ajdari.

Me këtë rast Taravari në emër të ASH-së, koalicionit VLEN dhe në emrin e tij edhe njëherë nga afër u shprehu ngushëllime familjarëve të Bedri Ajdarit.

Ndryshe, Bedri Ajdari ditë më parë ndëroi jetë kujtojmë se Ajdari ka qenë më i zëshmi në mbrojtjen e të akuzuarve për rastin në rastin “Mostra”.

Ai ishte zëri i familjarëve të të akuzuarve në rastin “Monstra” dhe jo vetëm.

Bedriu po ashtu ishte konsideruae si zëri i shumë shqiptarëve, familjarët e të cilëve po vuajnë padrejtësisht nga proceset e montuara politike.

Ai vite me rradhë ju përkushtua zbardhjes së këtij rasti, duke tentuar të dëshmojë pafajsinë e personave që janë ende të burgosur.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments