Friday, September 20, 2024
HomeMaqedoniMustafa: Halil Snopçe, politikan i cili na zgjoi nga folklorizmi dhe propaganda...

Mustafa: Halil Snopçe, politikan i cili na zgjoi nga folklorizmi dhe propaganda 20 vjeçare e BDI-së

“Nuk ka ndodhur këto 30 vite që një eksponent i lartë politik që sapo futet në qeveri të flasë me gjuhën e një opozitari dhe ti thotë ca të vërteta që janë fshehur pas gishtit të propagandës dhe demagogjise”.

Kështu shprehet për deputetin e ASH-së dhe koordinatorin e koalicionit “VLEN”, Halil Snopçe mjeku nga Maqedonia Adil Mustafa i cili jeton dhe vepron në Tiranë.

Në një shkrim të ditës së djeshme, Mustafa me nisë me atë se ka ndodhur ajo që pritje, pra nisjen me punë të qeverisë së re.

Ndodhi ajo që pritej. Koalicioni qeveritar i kryesuar nga Mickovski formalisht dhe juridikisht kanë mandat katër vjeçar për të qeverisur. Siç e do zakoni edhe kryeministri i ri bëri adetin e prioriteteve paraprake. Mes të tjerash në fjalën e tij tha se: “100 ditët e para nuk do jenë muaj mjalti, sikurse u shpreh se do të nisë rimekëmbja ekonomike”, etj”, shkruan Mustafa.

Por mjeku Mustafa, me këtë shkrim, siç edhe ai vetë e potencon dëshiron të ndalet më shumë te një eksponent i Vlen. Ai quhet Halil Snopçe, thotë ai, me të cilin thekson se nuk ka njohje personale. Sipas tij, z. Snopçe na rizgjoi kujtesën e afërt që partitë politike që kanë qeverisur nuk ka ndryshuar asgjë që ka të bëjë me thelbin e problemeve që shqetësojnë popullin shqiptar. Ai aludon te BDI, e cila sipas tij, 20 vite është marrë me propagandë.

“Nuk e njoh personalisht, por më bëri shumë përshtypje një intervistë e dhënë në një nga televizionet e Tiranës. Ai foli me shumë kurajo si një opozitar brenda pozitës. Çfarë tha Snopçe dhe pse me bëri përshtypje?! Nuk ka ndodhur këto 30 vite që një eksponent i lartë politik që sapo futet në qeveri të flasë me gjuhën e një opozitari dhe ti thotë ca të vërteta që janë fshehur pas gishtit të propagandës dhe demagogjise. Z. Snopçe na rizgjoi kujtesën e afërt që partitë politike që kanë qeverisur nuk ka ndryshuar asgjë që ka të bëjë me thelbin e problemeve që shqetësojnë popullin shqiptar. Deputeti i ri që është edhe kryetar i grupit parlamentar na bëri me dije se BDI-ja për 20 vjet thjeshtë është marrë me folklorizëm e propaganda”, shkruan Mustafa.

Më tej në shkrimin e tij, Mustafa nënvizon se “Gjeografia, historia, enciklopedia, universitetet shqiptare, buxheti i shtetit e të tjera janë përvetësuar vetëm nga maqedonasit. Snopçe ka të drejtë! Sepse, tekstet e gjeografisë dhe historisë dëshmojnë sesi trajtohet shqiptarët në Maqedoni”.

“Ne pasardhësit e ilirëve me një gjë unike në botë, maqedonasit na konsiderojnë “shpellarë”. Një tjetër neveri është po të marrim enciklopedinë maqedonase e cila shkon deri në marrëzi duke e konsideruar figurën me emblematike shqiptare në mbarë botën si maqedonase. E kam fjalën për nëna Terezën. Universitetet shqiptare në kuptimin institucional anashkalohet nga qeveritë të cilat nuk jap asnjë fond, po ashtu ndodh edhe në kulturë, ekonomi etj. Këtë radhë nuk po po ndalem më shumë tek padrejtësitë ndaj shqiptarëve sepse dua ate merrëm ekskluzivisht me logjikën e retorikës politike dhe forcën për ndryshim. Dmth, Snopçe foli në emër të kualicionit VLEN, ishte qëndrim personal, ishte këmbanë alarmi për ndryshim thelbësor, apo retorikë politike?”, pyet mjeku Mustafa.

Një fjalë e urtë popullore thotë, shton më tej ai se nga e thëna në të bërë kalon një lum i tërë. Në këtë aspekt, shkuruan Mustafa, do të duhet të shohim dhe presim se cila është e vërteta.

“Qeverisja e re do ta nisë punën e saj sipas elaborimit të Snopçes, apo do të mbetet thjeshte një intervistë që do të mbetet në kujtesë thjeshtë si propagandë. Megjithatë, qeveria e re më ngjason me një “barkë” ku lundrimi sapo ka nisur. Në pamje të parë rrjedha e lumit është e qetë. A do t’i lëvizë Micskovski velat që të mos përplaset barka në shkëmbijt e pseudonacionalizmit maqedonas, a do të jetë ai në gjendje që të krijojë besim te shqiptarët duke e orientuar barkën ne shtratin e duhur të korigjimit të gabimeve të mëparshme ndaj shqiptarëve? A do të jenë partnerët e tij shqiptarë që lundrojnë së bashku më të që të investohen fuqishëm për të realizuar të drejtat dhe korigjuar padrejtësitë ndaj shqiptarëve, apo varka do t’i hedhë në breg e të përfundojnë si bërllogje”, shruan Mustafa.

Shkrimin e tij mUstafa e mbyll me atë se mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë me tekstet shkollorë, me enciklopedinë, me ekonomië, arsimin, kulturën, ndryshimet kushtetuese, buxhetin, aspektin social, me shumë e shumë gabime e padrejtësi që duhet ndryshuar e korrigjuar.

“Meqë u ndala tek Snopçe, ai duhet tu qëndrojë fjalëve që tha. Për pasojë ai dhe koalicioni VLEN kanë vetëm një alternativë. Të bëjnë ndryshimin e madh ose të largohen nga qeverie. Rrugë të mesme nuk ka”.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments