Monday, October 14, 2024
HomeMaqedoniTë zhveshur nga pushteti: “Fronti” dhe Thaçi në makth, flasin për destabilizim...

Të zhveshur nga pushteti: “Fronti” dhe Thaçi në makth, flasin për destabilizim kur më si pyet askush për asgjë!

Pa pushtet kërcënojnë me luft! Kështu duket retorika e eksponentëve të të a.q. “Fronti Europian”, të cilët nga inati që nuk janë pjesë e Qeverisë së re reformatore, thonë se pa ta Maqedonia e Veriut do të destabilizoheshka?!

Po kush e thotë këtë gjë?! Menduh Thaçi, i cili së bashku me Ali Ahmetin disa herë radhazi i kanë çuar shqiptarët në vëllavrasje për të ruajtur pushtetin.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, mbrëmë në një media në Kosovë, pati theksuar se “nëse Fronti largohet nga tavolina e dialogut, Maqedonia e Veriut destabilizohet”. Ai tha se të tjerët nuk mund të tallen me Frontin.

Thaçi harron se ka kaluar koha e politikanëve naiv dhe të nivelit të tij dhe Ahmetit që akoma do ti shtynë shqiptarët të vriten mes veti. Koalicioni shqiptarë “VLEN” që është pjesë e Qeverisë së re shpesh e ka bërë me dije se askush nuk bie më në granckën e tyre, kurse ata do jenë guardian i shqiptarëve në RMV me gjithë kuptimin e fjalës.

Thaçi dhe “miqt” e tij të “Frontit”, tanimë e kanë të qartë se ata duan por nuk mund dhe nuk do jenë pjesë e asnjë dialogu, parvarësisht pretendimeve.

Sa për rikujtesë, kanë qenë jesëtarët e “Frontit” që çonin shkuesi te Mickoski për t’u bërë pjesë e qeverisë së re edhe atë me vetëm katër ministra dhe pa kryeparlamentar shqiptarë, me çka dëshiruan ta ulin pazarin politik të “VLEN”-it, por nuk ja dolën.

Sot, edhe në qeverinë e re e cila ka nisur me punë këtë javvë, kanë kryeparlamentar Afrim Gashin, gjashtë ministra, mesin e tyre edhe dy zv.kryeministra e njëri prej këtyre dy të fundit zv.kryeministër i parë.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit