Sunday, September 8, 2024
HomeMaqedoniHekurudhat e Maqedonisë të fundosura në borxhe, mbi 100 milionë euro

Hekurudhat e Maqedonisë të fundosura në borxhe, mbi 100 milionë euro

Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut sot shënojnë 151 vjetorin e themelimit të tyre (9 prill 1873), kur ishte lëshuar traseja e linjës hekurudhore trans-ballkanike Vjenë – Selanik.

Por, kompania e hekurudhave e ndarë në Transport dhe pjesa tjetër Infrastrukturë viteve të fundit është fundosur në borxhe, përcjell INA.

Sipas raportit të Minitrisë së Financave, Hekurudha e Maqedonisë – Transporti vitin e kaluar e përfundoi me borxh prej 65 milionë eurove.

“Kompania shtetërore për transport hekurudhor ka edhe 600 milionë denarë, përkatësisht gati 10 milionë euro obligime të papaguara”, thuhet në raportin e Ministrisë së Financave.

Hekurudha e Maqedonisë së Veriut – Infrastruktura ka një borxh prej 2,5 miliardë denarë, përkatësisht 41 milionë euro. Dy milionë euro të tjera janë të papaguara.(INA)

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments