Sunday, September 8, 2024
HomeMaqedoniFetai numëron vendimet nga mbledhja e djeshme e Qeverisë: 100 miljon euro...

Fetai numëron vendimet nga mbledhja e djeshme e Qeverisë: 100 miljon euro për komunat shqiptare, rritje e pensioneve, mbyllja e kazinove online, shënimi i Marrëveshjes së Ohrit

Në një intervistë sot, zv/kryeministri për Qeverisje të mirë dhe Transparencë Arben Fetai ka numëruar vendimet e djeshme të mara në mbledhjen e Qeverisë që janë në favor të shqiptarëve. Nga rebalansi i buxhetit gati 100 milion euro investime për projekte infrastrukturore do të ndahen për komunat shqiptare, rritja e pensioneve me 5000 denare, interpretimi autentik i ligjit për kazinote, qe do të mbyll menjëhere lazinot online dhe zvogëlojë numrin e kazinove fizike për 50-70% dhe të tjera
Në seancën e djeshme të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u morën vendime qenësore për zhvillimin e mëtejshëm të politikave të VLEN.
Në këtë seancë:

Janë emëruar 10 drejtorë të rinj nga Koalicioni VLEN; individë të përkushtuar të cilët do të sjellin energji dhe ide inovative në institucionet përkatëse.

Qeveria e RMV angazhoi Ministrinë e Financave të bëjë interpretimin autentik të Ligjit për lojërat e fatit; Intepretimi autentik mundëson largimin e kumarit nga shtëpitë tona, me mbylljen e menjëhershme të on-line kazinove dhe zvogëlimin e kazinove dhe bastoreve nga 50-70%.

Në cilësinë e zv.kryeministrit të parë, Izet Mexhiti u zgjodh koordinator i organizimit të ngjarjeve për shënimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments