Saturday, July 27, 2024
HomeLajmeZgjedhjet e 8 majit Taravari i quan “punë e kryer”, FITOJME -...

Zgjedhjet e 8 majit Taravari i quan “punë e kryer”, FITOJME – Po mendoj për zgjedhjet lokale të 2025-tës!

Arben Taravari u shpreh i bindur se VLEN-i do t’i fiton zgjedhjet e 8 majit në Maqedoninë e Veriut. 

Ai u shpreh se ata janë të fokusuar fillimisht që t’i fitojnë zgjedhjet, ndërsa u shpreh se më tepër është duke menduar për zgjedhjet lokale të vitit 2025-t, ngase sipas tij, këto zgjedhje janë “punë e kryer”.

I pyetur nëse ardhja e VMRO-së në pushtet, a krijon probleme për shqiptarët, kreu i ASH-së, tha se nuk mund të thotë për këtë VMRO, por për VMRO-në e kaluar që sipas tij, ishte një regjim, i përcaktuar sipas gjitha instancave ndërkombëtare.

“Aty ishin Gruevski dhe Mijallkovi. Fatkeqësisht ky pushtet shtatë vjeçar mundësoi që ato sot të jenë në liri. A do ta ndjek, Mickoski rrugën e Gruevskit nuk mund ta them sepse s’kemi afërsi”, tha Taravari në “Opinion”.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit