Monday, July 15, 2024
HomeLajmeArben Taravari: Nuk hyjmë në Qeveri pa kushte!

Arben Taravari: Nuk hyjmë në Qeveri pa kushte!

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, tha se ata nuk do të hyjnë pa kushte në Qeveri, ndërsa rruga evropiane e vendit është një nga kushtet kryesore. Ai tha se nuk mund të garanton nëse BDI mund të hyjë në qeveri pa kushte, duke thënë se këtë e kanë bërë më herët, kur janë futur në qeverinë e Nikolla Gruevskit.

Taravari u pyet edhe për kërcënimin që kishte marrë, kur para shtëpisë së tij u gjet edhe një plumb.

“Ende nuk kam informacione dhe as që jam thirrur për këtë punë. Por e konsiderojë si punë jo shumë të rëndësishëm”, tha Arben Taravari në emisionin e Blendi Fevziut.

Sa i përket asaj nëse për kandidimin e tij një ndikim ka patur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, tha se me kryeministrin Kurti, kanë raporte të shkëlqyera por edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit