Tuesday, July 23, 2024
HomeKryesoretVlon në BDI: Si mund Ilirja të zë vendin e Artës ose...

Vlon në BDI: Si mund Ilirja të zë vendin e Artës ose Fisnikes?!

Fronti europian prej 5 partive shqiptare, BDI, ASH, PDE, LP dhe PDSH pritet që brenda javës të merr formë dhe të zyrtarizohet koalicioni.

Jozyrtarisht mësohet se krahu i Ziadin Selës është pajtuar të përfaqësohet me 3 deputetë.

Ajo që bie në sy në përpilimin e listave është se asnjëra nga deputetet e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli dhe Fisnike Bekteshi Shaqiri nuk do të jenë në pozitën e 3-të në listën për deputetë në njësinë zgjedhore 6 por në këtë pozitë pritet të garoj Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës.

Reagime të shumta ka dhe në sekretariatin për mundësi të barabarta të BDI-së ku sipas tyre është e patolerueshme dhe e paimagjinueshme që deputetja e ASH-së së Ziadin Selës, Ilire Dauti të jetë e treta në listë në pozitë të sigurt për tu bërë deputete, ndërsa Sekretarja e Sekretariatit për mundësi të barabarta të BDI dhe njëra nga deputetet më të zëshme Arta Bilalli Zendeli të vendoset e gjashta dhe në pozitë pothuajse jo të sigurt për tu bërë deputete.

Burime brenda sekretariatit për mundësi të barabarta së BDI-së, thonë se Ilire Dauti pas vete nuk ka pothuajse hiç vota në zonën e Zhelinës ku në zgjedhjet lokale të vitit 2021 si shefe shtabi aso kohe në këtë zonë mezi se fitoi 835 vota.

Me ndarjen në ASH-së midis krahut të Taravarit dhe atij të Selës, shumica dërmuese e strukturave të kësaj partie në njësinë zgjedhore 6 janë rreshtuar prapa Arben Taravarit, gjë që e bën deputeten Dauti totalisht të papeshë dhe irelevante.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments