Tuesday, July 23, 2024
HomeLajmeBDI-Dega Kumanovë: Si mundet Elmi Aziri të jetë para Arbër Ademit në...

BDI-Dega Kumanovë: Si mundet Elmi Aziri të jetë para Arbër Ademit në listë për deputetë?!

Lajmi se Sadulla Duraku do të jetë bartës në njësinë zgjedhore numër 2 dhe menjëherë pas tij do të renditet Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët ka shkaktuar reagime të shumta në degën e BDI-së në Kumanovë.

Sipas tyre është e patolerueshme dhe e paimagjinueshme që deputeti dhe koordinatori Arbër Ademi të jetë i katërti në listë, ndërsa Elmi Aziri të vendoset i dyti dhe në pozitë pothuajse të sigurt për tu bërë deputet.

Burime brenda degës së BDI-së në Kumanovë, na thanë se ky veprim i Ali Ahmetit është shumë i pamatur dhe kërkojnë nga ai që të tërhiqet nga kjo ide ngase mund të jetë fatale dhe të shkaktojë bojkot tek elektorati i BDI-së në Kumanovë.

Ata thonë se Elmi Aziri pas vete nuk ka pothuajse hiq vota dhe se shumica ka mbetur me Taravarin, ndërsa këtë e dëshmon edhe fakti që Arben Taravari kongresin partiak e mbajti pikërisht në Kumanovë.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments