Wednesday, October 9, 2024
HomeMaqedoniVLEN: Qeveri dhe Badinter PO, pa BDI-në dhe Levicën

VLEN: Qeveri dhe Badinter PO, pa BDI-në dhe Levicën

Koalicioni opozitar shqiptar VLEN i ka reaguar Frontit Evropian të cilët sot deklaruan se nuk ka qeveri pa shumicë të dyfishtë dhe badenter.

Ata thonë se kur ka ardhur koha për përgjegjësi për skandalet e korrupsionit, BDI përpiqet të përdorin si mburojë të gjithë popullin shqiptar dhe komunitetet më të vogla etnike që i përdorin si peng.

“BDI ka braktisur vlerat për të cilat angazhohej në vitin 2001 kur në vend të çështjes Shqiptare filloi të kujdeset vetëm për xhepat e udhëheqësisë së tyre dhe të afërmve të tyre.

Kur nga një parti u bë Koza Nostra. Tani, kur ka ardhur koha për përgjegjësi për skandalet e korrupsionit, ata përpiqen të përdorin si mburojë të gjithë popullin shqiptar dhe komunitetet më të vogla etnike që i përdorin si peng. Këto trillime janë parë mjaftueshëm deri tani dhe më nuk kalojnë.

Pas 8 majit do të ketë edhe Qeveri me VLEN si përfaqësues politik i vetëm i shqiptarëve, do të ketë edhe një shumicë të Badinterit, me çka do të jetë e siguruar baza e Marrëveshjes së Ohrit dhe do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin. Nuk mundet dhe nuk duhet që shkuarja në opozitë e BDI-së të përfaqësojë problem për mbijetesën e shtetit. Kjo është tërësisht e papërgjegjshme dhe qyqare.

Prandaj ju bëjmë thirrje të ndalen duke turpëruar shqiptarët dhe luftëtarët e lavdishëm të UÇK-së. Nuk është fundi i botës nëse shkojnë në opozitë. Garantojmë që nuk do të ketë hakmarrje politike, por vetëm përgjegjësi fer dhe të drejta në procedurat gjyqësore, thuhet në reagimin e VLEN-it.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit