13 pikë janë shumë për t’u rikuperuar, aq më tepër kur deri në fund të kampionatit kanë mbetur vetëm 7 ndeshje për t’u luajtur.
Bayerni humbi 0-2 klasiken e futbollit gjerman kundër Dortmundit, me këta të fundit që u rikthyen të fitonin në Bavari një takim kampionati pas 10 vitesh.
Trajneri i ekipit bavarez, Thomas Tuchel uroi Bayer Leverkusenin për fitimin e Bundesligës në deklaratën pas disfatës me verdhezinjtë.
“A është mbyllur gara për titullin kampion? Po, patjetër. Është e kotë t’i numërojmë pikët.
Urime Leverkusenit për fitimin e titullit”, theksoi Tuchel, i cili do të ndahet me Bayernin në fundin e sezonit.