Tuesday, July 23, 2024
HomeLajmeKlubi i Veteranëve të UÇK-së: UÇK e bëni luftën për liri, jo...

Klubi i Veteranëve të UÇK-së: UÇK e bëni luftën për liri, jo për BDI

Klubi i Veteranëve të UÇK-së përmes një njoftimi i ka reaguar BDI-së dhe kreut të saj Ali Ahmeti duke i thënë se luftën për liri e ka bërë UÇK.

“Ne Klubi i Veteranëve të UÇK-së, jemi thellësisht të indinjuar dhe prekur, nga deklarata e liderit të BDI-së Ali Ahmeti, në të cilën ky i fundit thotë se në “luftën e UÇK-së së 2001-shit, kanë marrë pjesë edhe romë, turq dhe boshnjakë”.
“Ali Ahmeti mund të thotë çfarë të dojë, ndoshta edhe ka fakte (!?), por momenti kur e thotë këtë, është shumë diskutabil për të qenë i besueshëm. 

Pse o Ali Ahmeti, për 24 vite heshte, dhe kurrë nuk e deklarove këtë “fakt”?. Çfarë ndodhi tani, që ju shtyri ta përmendni pjesëmarrjen e romëve, turqëve e boshnjakëve? Edhe po të jetë ashtu, siç thoni ju, ne nuk kemi asgjë kundër tyre, perkundrazi, por e dimë një fakt të pakontestueshëm, që ata që i keni marrë sot si partnerë koalicioni nga pakicat, gjatë 2001-shit ishin në anën e forcave ushtarako-policore maqedonase. Kemi frikë se nesër mund të thoni edhe diçka tjetër… Zoti na ruajt!”, thonë në reagimin e tyre, ushtarëve e UÇK-së të përfshirën në Klubin e Veteranëve të UÇK-së, duke shtuar se “UÇK-ja nuk ishte e BDI-së, por e popullit shqiptarë, Luften nuk e bem per liri jo per BDI prandaj mos u përpiq ta përvetësosh në fushatë, sepse e bënë krimin më të madh ndaj vlerave të luftës së 2001-shit”.
“Reflekto e mos njollos UÇK-n” për dy grushta votash”, përmbyllin reagimin e tyre pjestarët e Klubit të Veteranëve te UCK-së”, thuhet në reagim.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments