Tuesday, July 23, 2024
HomeMaqedoniTaravari zgjidh problemin me kaosin e parkimi në Spitalin Klinik "Nënë Tereza"

Taravari zgjidh problemin me kaosin e parkimi në Spitalin Klinik “Nënë Tereza”

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë e drejtuar nga ministri Arben Taravari, mori vendim për incimin e procedurës për dhënie të kontratës për themelimin e partneritetit privato-publik për ndërtimin e garazheve montuese në kate në Spitalin Klinik “Nënë Tereza”.

Ky projekt privato-publik vjen si pas studimit të fizibilitetit të mëhershëm dhe ka për qëllim që të shtojë të ardhurat e Spitalit Klinik dhe përfshin dy garazhe montuese në kate, lëvizje të lirë të automjeteve të auto-ambulancave dhe parkim të organizuar.

Me realizimin e këtij projekti, do të lehtësohet dukshëm trafiku në oborrin e Spitalit Klinik, ku do të shfrytëzohet në maksimum hapësira ekzistuese.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments