Monday, October 14, 2024
HomeLajmeTaravari: Shumica e anëtarëve të BDI-së tani më janë duke u kyçur...

Taravari: Shumica e anëtarëve të BDI-së tani më janë duke u kyçur në opozitën shqiptare

Shumica e anëtarëve të BDI-së tani më janë duke u kyçur në opozitën shqiptare. Kështu tha Arben Taravari, në debatin presidenciale me Bujar Osmanin.

Taravari u shpreh se ka erozion në BDI dhe se këtë gjë Bujari nuk e di për shkak udhëtimeve që i ka patur.

“Nuk dua t’i relativizojmë gjërat, nuk jemi njësoj, ju 23 vite, skandale të llojllojshme, ministra që nuk kanë bërë asgjë, kanë qenë totalisht të paaftë për t’i bërë punët, çfarë ka bërë ministri i Punëve të Jashtëm çfarë ka bërë”, tha Arben Taravari.

Taravari tha se fatkeqësisht nuk ka kanë filluar ndryshimet kushtetuese.
“Prej fotografisë të vitit 2018 edhe katër konferenca janë mbajtur. Mos harroni se edhe Lavrovin e keni pru”, tha Taravari.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit