Tuesday, July 23, 2024
HomeLajmeTaravari: S'di garë që kam humbur, Osmani për 12 vjet është në...

Taravari: S’di garë që kam humbur, Osmani për 12 vjet është në funksione publike

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për presidenti i koalicionit VLEN, Arben Taravari në debatin presidencial në pyetjen pse duhet ta votojnë atë në zgjedhjet presidenciale, tha se

“Kam pasur mundësinë ta udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë për 100 ditë dhe ta kthej besueshmërinë e kësaj ministrie për 100 ditët e para më shumë se sa kryeministri Zoran Zaev në kulmin e karrierës së tij”, tha Taravari.

Taravari tha për dallim nga kundërkandidati i tij i cili ka qenë 12 vjet ministër në disa ministri, ai ka fituar në zgjedhje aty ku ka garuar.

“Kam fituar në një komunë e cila është multi-etnike dhe ta marr përkrahjen e të gjitha etnive që jetojnë, kam arritur ta mbaj kohezion të brendshëm në komunën në të cilën jetoj, pa asnjë skandal dhe pa asnjë aferë në karrierën time politike 8-9 vjeçare dhe kjo më bën krenar që përsëri të kërkoj përkrahjen e qytetarëve”, tha Taravari duke shtuar se nuk ka garë që ka humbur.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments