Friday, September 20, 2024
HomeLajmeTaravari për kandidaturën e tij për President: Për herë të parë shqiptarët...

Taravari për kandidaturën e tij për President: Për herë të parë shqiptarët kanë gjasa reale të shkojnë në rreth të dytë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në zgjedhjet presidenciale, Arben Taravari në “ClickPlus” u shpreh bashkë me partitë opozitare do ta sjellin ndryshimin te shqiptarët.

“Disa më pyesin pse është ndryshim historik. E them për shkak se për 22 vjet është një parti politike në pushtet. Edhe nëse çdo gjë është mirë, përsëri është shumë. Opozita shqiptare kalon në lëvizje. Unë e shoh frymën dhe energjinë që krijohet te njerëzit, aktivitetin që e bëjnë spontanisht pa mos e kërkuar prej tyre”, u shpreh Taravari duke theksuar se më 8 maj vjen ndryshimi te shqiptarët dhe se BDI-së i duhet të qëndrojë në opozitë për një periudhë.

Në lidhje për kandidaturën e tij për president, Taravari thekson se për herë të parë shqiptarët kanë gjasa reale që të shkojnë në rreth të dytë.

“Jemi optimist se ka gjasa reale për të kaluar për herë të parë në historinë e Maqedonisë një shqiptar në rreth të dytë, por përsëri verdiktin e jep populli më 24 prill”, tha Taravari.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments