Monday, October 14, 2024
HomeLajmeTaravari: Do të jem president i të gjithëve, do sjellim ndryshimin me...

Taravari: Do të jem president i të gjithëve, do sjellim ndryshimin me popullin përpara

Koalicioni opozitar shqiptar VLEN sonte në Gostivar mbajti konventën promovuese për kandidatin presidencial Arben Taravarin.

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në këtë konventë tha se zgjedhjet presidenciale janë referendum historik dhe politik për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

“Sot edhe ne, me Besë, besa-besë, jemi të bashkuar në koalicionin VLEN. VLEN është koalicioni i fitores së sigurtë. Fitorja jonë është historike sepse për herë të parë ne do të sjellim ndryshimin për shqiptarët në Maqedoni”, deklaroi Kasami.

Ndërkaq, kandidati për president nga VLE-n, Arben Taravari tha se do të jetë president i të gjithëve.

“Unë do jem ndryshe, do jem president i të gjithë qytetareve”, deklaroi Taravari. Ai kërkoi që presidenti të votohet në Kuvend dhe gjithashtu foli për ndryshimet kushtetuese, duke kërkuar që të largohet 20 për qindshi”, u shpreh Taravari.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit