Monday, October 14, 2024
HomeLajmeTaravari: Do të angazhohem në zgjidhjen e krizave disavjeçare, BE-ja dhe NATO-ja...

Taravari: Do të angazhohem në zgjidhjen e krizave disavjeçare, BE-ja dhe NATO-ja janë prioritet i ynë kryesor!

Sot është duke u zhvilluar debati i parë presidencial në mes kandidatëve për president Arben Taravari dhe Bujar Osmani. Kandidati për president nga radhët e opozitës shqiptare dhe koalicionet VLEN Arben Taravari ka bërë prezantimin e platformës së tij presidenciale. Ai fillimisht ka treguar që fillimisht si President do të angazhohet në zgjidhjet e disa problemeve kryesore në Maqedoni të Veriut duke vënë theks të veçantë në partneritetin me BE-në dhe NATO.

‘Sipas meje, Maqedonia e Veriut është në udhëkryq për shkak të krizës së trefishtë ekonomike, politiko-kushtetuese dhe etike. Këto kriza kanë polarizuar shoqërinë, duke ndikuar në thellimin e ndasive, rritjen e euroskepticizmit dhe minimin e demokracisë liberale. Si President i Republikës, do të bëj gjithçka në fuqinë time për ta bërë Maqedoninë e Veriut një vend evropian dhe një vend të sigurtë, ku sundon shteti i së drejtës dhe ku shoqëria kultivon atë që na bashkon.’ –

Për integrimet evropiane Taravari ka deklaruar që do të kërkojë garanc që pas ndryshimeve kushtetuese do të kërkoj nga Brukseli të mos ketë kushte shtesë për anëtarësimin e vendit në BE.

‘Kur është fjala për BE-në dhe politikën e jashtme, me marrjen e mandatit, do të kërkoj garanca nga përfaqësuesi i lartë i BE-së që pas ndryshimeve kushtetuese nuk do të ketë kushtëzime shtesë përtej kornizës sonë negociuese. Pastaj, do të kërkoj nga mandatari për kryeministër paraqitjen në Kuvend të një plani të afatizuar për realizimin e ndryshimeve kushtetuese’

Për çështjet e sigurisë Taravari tha që NATO do të vazhdojë të jetë prioritet dhe si vend anëtar do të angazhohen në ruajtjen e sigurisë nga influencat e dëmshme ruse.

Sa i përket sigurisë, falë anëtarësimit në NATO, Maqedonia e Veriut është vend i sigurt. Por është e qartë se Rusia do të vazhdojë të nxisë frikë dhe të krijojë destabilitet. Parimi bazë mbi të cilin ndërtohet strategjia ime për sigurinë është që Maqedonia e Veriut nuk do të jetë vetëm konsumatore e sigurisë, por edhe prodhuese e sigurisë në rajon dhe në botë.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit