Tuesday, July 23, 2024
HomeLajmeTaravari: Armiku më i madh i ynë janë ato të cilët e...

Taravari: Armiku më i madh i ynë janë ato të cilët e largojnë rininë nga vendi!

Sonte është duke u zhvilluar debati i parë presidencial në mes kandidatëve për president Arben Taravari dhe Bujar Osmani. Kandidati për president nga radhët e opozitës shqiptare dhe koalicionet VLEN Arben Taravari ka deklaruar që armiku më i madh i sigurisë që i cenohet vendit është largimi i të rinjve nga vendi.

‘Për dallim nga disa kundër kandidatë, unë mendoj se armiku ynë më i madh është ai i brendshëm. Armiku që po na mban peng dhe po na largon rininë është sistemi politik i korruptuar, apo epidemia e korrupsionit siç e thotë Ambasadorja amerikane. Do t’i kërkoj Kuvendit sjelljen e një pakoje legjislative për reformimin e tërësishëm të sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë, duke përfshirë ligjin për veting, reformimin e sistemit për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe digjitalizimin e plotë të gjykatave.’ – deklaroi Taravari

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments