Monday, July 15, 2024
HomeMaqedoniTaravari: Bashkimi i Qendrës Klinike dhe shfuqizimi i drejtorëve ekonomik duhet të...

Taravari: Bashkimi i Qendrës Klinike dhe shfuqizimi i drejtorëve ekonomik duhet të jenë prioritete në shëndetësi

Arben Taravari, politikan dhe mjek, në panel diskutim, të cilën e organizoi Forca civile „Imagjino“, me mbështetjen e Qendrës Ballkanike për Politika Konstruktive – “Zgjidhja” dhe Fondacionit Evropian për Demokraci, njoftoi se nëse bëhet ministër i shëndetësisë, një nga angazhimet e tij të para do të jetë bashkimi i Qendrës Klinike në Shkup.

“Çfarë na duhej ai luks nga viti 2007 kur u krijuan 32 klinika me 64 drejtorë, një shëndetësor dhe një ekonomik dhe nuk e di sa anëtarë të bordeve drejtuese“, deklaroi ai.

Sipas tij, është e nevojshme ndryshimi i rregullores që lejon të drejtën e diskrecionit të drejtorëve të klinikave dhe keqpërdorimi i tyre, e cila, siç tha ai, do të ishte një hyrje në ndryshime më thelbësore në sistemin shëndetësor.

Doktori Niko Beqarovski nga Klinika e Toksikologjisë tha se e kujton periudhën kur mjekët janë punësuar sipas renditjes së rregullt, jo si sot, varësisht se nga cila parti është mjeku.

“Kjo ishte në vitet 1990. Tani jemi në vitin 2024 dhe duhet të jemi më të avancuar, por nuk jemi. Ne kishim një nga fakultetet më të mira të mjekësisë, me një nga kuadrot më solid në Jugosllavi“, tha ai.

Beqarovski tha gjithashtu se Evropa mbledh ajkën e mjekëve të rinj dhe se si profesor është në kontakt të përditshëm me mjekë të rinj që mësojnë disa gjuhë të huaja.

Heqja e duarve të partisë nga shëndetësia dhe përfundimisht vendosja e një sistemi meritash në punësimin spitalor është porosia kyçe e përbashkët nga paneli i sotëm i organizuar nga Forca civile „Imagjino“, me mbështetjen e Qendrës Ballkanike për Politika Konstruktive – “Zgjidhja” dhe Fondacionit Evropian për Demokraci.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit