Sunday, September 8, 2024
HomeLajmeSnopçe: Ministrat e BDI-së harxhuan para të majme pa asnjë reformë të...

Snopçe: Ministrat e BDI-së harxhuan para të majme pa asnjë reformë të mirëfillt në arsim

Me vite e kemi ministrin e arsimit shqiptarë, por gjendjen me arsimin shqip në RMV e kemi kaotike. Kështu tha sonte deputeti i ASH-së, Halil Snopçe në intervistë në edicionin informativ në Tv Alsat-m.

AI tha se janë harxhuar para të majme, por asnjëherë nga asnjë ministër i arsimit nga BDI nuk pati reforma të mirëfillta.

“Arsimi në përgjithësi në shtetin tonë nuk është në nivelin e duhur dhe shtrohet pyetja se kush janë fajtorët e kësaj gjendje të takandius të arsimit shqip dhe në përgjithësi në shtetin tonë? Kur nuk ka investime në arsim, kur nuk ka suport financiarë, kur nuk ka projekte dhe reforma konkrete, nuk do të ketë edhe pespektivë. Nëse marrim disa shembuj konkret ne kemi pasur ministër të arsimit shqiptarë, vite me radhë dhe ende e kemi, por ende vazhdon ajo katandisja me librat shkollor. Ato nuk ndryshojnë, shembull është libri i muzikës, nga klasa e katërt deri të nëntën nxënësit shqiptar nuk kanë asnjë germë për të mësuar për kulturën ose artin shqiptarë, nuk ka asnjë përmendje të kompozitorëve apo folkloristëve shqiptarë të cilët kanë dhënë kontribut, pra ata mësojnë prej teksteve maqedonase. Mos flasim për reformën e kembrixhit ku e ndryshuan vetëm kopertinën dhe bënin disa ndryshime si prej faqes 17 i vendosnin në faqen 57 dhe anaasjelltas edhe pse u harxhuan para të majme”, deklaroi deputeti i ASH-së, Halil Snopçe. 

Ndryshe, aktualisht në vendi tonë edhe numri një dhe numri dy i MASH janë shqiptarë. Bëhet fjalë për Jeton Shaqirin dhe Agim Nuhiu, që të dy kuadro të BDI-së.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments