Wednesday, October 9, 2024
HomeLajmeSnopçe: Bujar Osmani u kandidua me direktiva të VMRO-së!

Snopçe: Bujar Osmani u kandidua me direktiva të VMRO-së!

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe ka lëshuar akuza në adresë të Bashkimit Demokratik për Integrim, lidhur me kandidimin e Bujar Osmanit për president. Në intervistë për Alsat, Snopçe tha se me kandidimin e Osmanit, BDI-ja i bën shërbim VMRO-DPMNE-së dhe mundohet t’i rikthejë lidhjet e vjetra me këtë parti, me të cilën ka bashkëqeverisur shumë vite.

“BDI-ja i ka sinjalet, indikacionet se z.Pendarovski nuk mund të bëhet president, dhe për atë arsye ai prej tash distancohet, me kandidaturën e Bujar Osmanit dëshiron të distancohet nga z.Pendarovski, që t’i afrohet konceptit të VMRO-së. Në mënyrë direkte nuk mund ta përkrahë kandidatin e VMRO-së, që do të ishte vetëvrasje por, në mënyrë indirekte t’i jep mbështetje kandidatit të VMRO-së, pra t’i lind përsëri ato lidhjet e vjetra që kanë pasur me VMRO-në gjatë qeverisjes 11 vjeçare. Pra, dikush nëse është i afërt me VMRO-në absolutisht nuk është Aleanca për Shqiptarët por është kandidatura e Bujar Osmanit. Atë që e thotë Ziadin Sela që e cituat se Arben Taravarin e ka çuar të kandidojë VMRO-ja, unë mendoj se kandidimi i Bujar Osmanit më tepër ka gjasa të jetë kandidat me direktivë të VMRO DPMNE-së”, deklaroi Halil Snopçe, deputet i ASH-së.

Sipas Snopçes, Ahmeti e flijoi Bujar Osmanin diku e futur në garën presidenciale.

“Përpara se të shpallte Arben Taravari kandidaturën BDI-ja ende lansonte se nuk është koha për presidentin shqiptar dhe duhet të gjejmë president konsensual. Dy tre ditë para kandidaturës së z.Taravari këtë e tha edhe kryeministri z.Talat Xhaferi, pra, përse e ndërroi këtë qëndrim BDI-ja. Nuk ka shpjegime tjera, ata janë në panik dhe një shenjë panike vendosën ta flijojnë z. Bujar Osmani”, tha Halil Snopçe, deputet i ASH-së.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit