Tuesday, July 23, 2024
HomeLajmeSnopçe pyet pse u nderua Talat Xhaferi nga UT: Mos e zbatoi...

Snopçe pyet pse u nderua Talat Xhaferi nga UT: Mos e zbatoi gjuhën shqipe në parlament apo ka folur diçka për largimin e 20%-shit? 

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe sonte ka lëshuar një sërë kritikash ndaj kryeministrit teknik, Talat Xhaferi. Në intervistë në edicionin informativ në Tv Alsat-M, tha se pikërisht Xhaferi është ai që pos profesorëve në USHKM, ato nga pesë universitet të tjera publike ua ka pamundësuar rritjen e pagave. 

“Kryeministri aktual kur ka qenë kryetar Parlamenti ka pranuar marrëveshje kolekive vetëm me USHKM, pra çfarë ka bërë kryetari i parlamentit atë kohë, tani kryeministër? Pse s’ka firmosur marrëveshje me universitete tjera? E tani duhet një ligj ekspres me të cilin do të korrigjohen koeficientët që të rregullohet kjo punë. Hipokrizia më e madhe, ato që kanë qenë përgjegjës për këtë katandisje në shoqërinë tonë, dalin në protesta së bashku me profesoriatin atje në Universitet (UT). Njerëzit përgjegjës protestojnë, kundër kujtë protestojnë? A kundër vetes protestojnë?”, pyetri Halil Snopçe, deputet i ASH-së. 

Snopçe tha se ishte turp të shohësh zyrtarë të lartë të BDI-së duke protestuar, ndërsa ata edhe pse kanë pasur mundësi, nuk kanë bërë asgjë për rritjen e pagave në UT.

“Arbër Ademi ka qenë ministër i arsimit, Jeton Shaqiri është ministër aktual i MASH, BDI ka pasur ministër për arsim edhe më para, vite me radhë kanë pasur ministra të arsimit. Kryeministri shkonë në Sellcë promovon gur-themelin e shkollës e cila duheshte të ndërtohet në vitin 2004, ndërsa tani jemi 2024. 20 vite ato gur-themele kanë bërë atje… Kjo është fars dhe fatkeqësisht ne në arsim jemi në këtë situatë siç jemi. Ka dallim mes fajit politik dhe gabimit politik. Fajin mund ta bësh edhe pa qëllim, por gabimet janë të qellimshme dhe ato bëhen për shkak të imoralitetit politik. Ne dështojmë jo se nuk kemi dije politike, ne kemi dije dhe e dimë si rregullohen punët, por dështojmë për shkak imoralitetit politik. Imoraliteti politik definohet si mungesë e vullnetit politik për të marr ca hapa, për t’i ndryshuar gjërat për të mirë. Vullnet politik ka vetëm për interesa momentale klanore dhe grupore për korrupsion”, deklaroi Halil Snopçe, deputet i ASH-së. 

Snopçe pyet pse u nderuar Talat Xhaferi nga UT sot, duke shtuar se ai nuk e ka zbatur gjuhën shqipe në parlament kur ka qenë kryetar e as ka folur diçka për largimin e 20%-shit gjatë ekspozesë së tij kur e mori detyrën si kryeministër teknik.

“Pse duhet të nderohet Talat Xhaferi nga UT? Mos e zbatoi gjuhën shqipe në parlament? Bëri ekspoze si kryeministër por asgjë nuk përmendi për 20 %, asgjë nuk përmendi për diskriminim e rajoneve shqiptare. Pollogu tërheq vetëm 2% të investimeve të huaja direkte  edhe pse ka 18% të popullatës. Në Tetovë në zonën ekonomike gjenerohen vetëm 29 vende pune për 10 mijë banorë për dallim nga Shtipi e cila shtë komunë shumë e vogël por gjeneron 130 vende pune në 10 mijë banorë. GDP-ja në Pollog për kokë banori është 100% më e vogël se mesatarja shtetërore e mos e krahasojë me Shkupin. Investimet kapitale në Shkup janë 356% më shumë se në Tetovë, papunësia më e madhe është në Tetovë, eksportet dhe importet në Tetovë janë vetëm 2-3% krahasura me vendet tjera. Ai, asgjë nuk përmendi për përmirësimin e kësaj gjendje. Talat Xhaferi nuk përmendi asgjë as për fëmijët e Çashkës. Talat Xhaferi nuk përmendi asgjë për përfshirjen e shqiptarëve në disa instanca siç janë organet e sigurisë në mbrotje – Tigra, etj. Dhe ne tani e nderojmë, por për çka e nderojmë?”, pyeti Halil Snopçe, deputet i ASH-së. 

Ndryshe, sot me arsyetimin se ka qenë ish ushtarak i Armatës Popullore Jugosllave e njohur si JNA e më pas edhe në UÇK, zv.ministër e ministër i mbrojtjes, kryetar i Kuvendit dhe tani kryeministër teknik, Universiteti i Tetovës, dekoron Talat Xhaferin me çmimin më të lartë që ndan ky institucion, titullin Fadil Sulejmani.

Por a e meriton Talat Xhaferi këtë çmim nga Universiteti i Tetovës? Kësaj pyetje refuzoi t’i përgjigjej vet ai.

Por këtë veprim të Universitetit profesorët e cilësojnë si skandaloz. Nuk mundet që një politikan t’i jepet ky titull edhe atë në ditën e mësuesit, thonë profesorët. Bashkim Ziberi thotë se politika e përvetësoi të vetmen ditë të arsimit shqip.

Derisa universitet e tjera japin çmime për arritje në fushën e shkencës UT-ja mbetet Universiteti i vetëm që i jep tituj politikanëve. Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2020 po ky Universitet titullin honorisa causa ia dha kreut të BDI-së Ali Ahmetit.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments