Monday, September 16, 2024
HomeLajmeRobinson nga Prishtina: Mbështesim Kosovën për atë që po bën

Robinson nga Prishtina: Mbështesim Kosovën për atë që po bën

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-ve, Todd D. Robinson, pas vizitës në Tiranë ndodhet këtë të enjte në Kosovë, ku zhvilloi një takime me krerët më të lartë të shtetit.

Gjatë një konferencë të përbashkët për media, në krah të Presidentes Vjosa Osmani, Robinson shprehu mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën.

“Fakti që jam këtu për të treguar mbështetjen tonë për atë që po bëni ju, për atë që policia po punon, për atë që shërbimet e sigurisë po bëjnë, për qytetarët kosovarë, mendoj se me të vërtetë është e rëndësishme. Porosia ime për ta dhe për ju të gjithë do të ishte që Shtetet e Bashkuara janë këtu për t’ju mbështetur në përpjekjet tuaja për të ndërtuar institute jetike të sigurisë dhe struktura të gjyqësorit, të drejtësisë. Po punojmë për një Kosovë më të mirë sot dhe për një Kosovë më të fortë dhe transparente në të ardhmen. S’është hera e parë që jam në Ballkan, kam punuar edhe në rajon më herët. Po më duket sikur jam kthyer në shtëpi dhe mirëpres mundësinë për të parë edhe më shumë nga vendi juaj”, tha ai.

Ndërkohë që presidentja Osmani në fjalën e saj vlerësoi kontributin e dhënë nga Robinson përgjatë viteve për njohjen e shtëtsisë së Kosovës.

“Sapo përfundova një takim shumë pozitiv dhe përmbajtësor. Siç potencova në takim, Kosova është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen që Byroja Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit i ka ofruar institucioneve tona përgjatë viteve. Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë prezente në çdo sektor strategjik dhe në çdo hap të procesit të shtetndërtimit tone.

Robinson ka qenë ndër njerëzit që ka dhënë kontribut përgjatë viteve. Më njoftoi se si ka punuar me sekretaren Albright. Kjo është një dëshmi se sa shumë njerëz ka edhe sot në administratën amerikane që kanë dhënë kontribut për dekada të tëra që Kosova të jetë këtu ku është sot. Natyrisht ndër ta është edhe ambasadori Hovenier”, tha Osmani.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments