Wednesday, October 9, 2024
HomeRajoniShkenctari klimatik shpjegon pse moti ekstrem po godet Greqinë

Shkenctari klimatik shpjegon pse moti ekstrem po godet Greqinë

Greqia u godit nga vala e saj më e hershme e të nxehtit të regjistruar këtë muaj, duke shkaktuar vdekje të shumta, mbyllje të shkollave dhe atraksioneve turistike.

Temperaturat tani kanë rënë pak nën pragun zyrtar të valës së të nxehtit prej 38 gradë Celsius.

Nuk ka dyshim se vendi mesdhetar është në vijën e parë të ndryshimeve klimatike në Evropë.

Por cilat janë arsyet që Greqia është ndikuar kaq nga ndryshimet klimatike? Për të zbuluar, ne folëm me shkencëtarin e klimës Dr. Kostas Lagouvardos, drejtor kërkimi në Observatorin Kombëtar të Athinës.

“Mesdheu është një pikë e nxehtë e krizës klimatike. Ekzistenca e shumë ishujve që janë të ekspozuar ndaj detit e bën atë më të prekshëm”, thotë Dr Lagouvardos për Euroneës Green, duke vënë në dukje se Italia jugore, Qiproja, Turqia dhe vendet e Afrikës veriore janë gjithashtu të ndikuar keq nga nxehtësia.

Ai tutje shton se: “Ne kemi një sistem që funksionon krejtësisht – deti, ajri – dhe pasi një nga komponentët në këtë sistem po ngrohet, atëherë ngroh tjetrin”.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments