Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Aktualisht është duke u zhvilluar takimi në mes të dy homologëve me dyer të mbyllura.
Ndërsa pas këtij takimi do të ketë konferencë për medie.
Gjatë ditës së djeshme, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla takoi edhe homologen e saj finlandeze, Elina Valtonen.