Saturday, July 27, 2024
HomeMaqedoniRMV-ja brenda 45 ditëve duhet t’i kthejë 2.2 milionë eurot e keqpërdorura...

RMV-ja brenda 45 ditëve duhet t’i kthejë 2.2 milionë eurot e keqpërdorura përmes projekteve Erasmus

Agjencia Kombëtare për Programet e Arsimit dhe Mobilitetit ka marrë njoftimin zyrtar (notën e debitit) se brenda 30 deri në 45 ditëve shteti duhet të kthejë 2.2 milionë euro që janë keqpërdorur nga programi evropian Erasmus + në periudhën 2016-2018, transmeton Portalb.mk nga SDK.

Drejtori i Agjencisë Marko Gjeorgievski sot në Manastir tha se bashkë me Ministrinë e Financave janë duke kërkuar mënyra për kthimin e mjeteve. Autoritetet hetimore dhe Prokuroria po hetojnë se cilët janë përdoruesit që kanë keqpërdorur paratë evropiane.

“Afati për kthimin e 2.2 milionë eurove që duhet të kthejë Agjencia Kombëtare e Programeve Arsimore dhe Mobilitet është 30 deri në 45 ditë. Ne po shqyrtojmë me Ministrinë e Financave të gjitha opsionet e mundshme për kthimin e fondeve. Aktualisht ka qeveri teknike dhe me ribalancimin e ri pas zgjedhjeve, këto fonde me siguri do të sigurohen. Deri atëherë do të gjejmë përpjekje bashkë me Ministrinë e Financave që këto mjete të kthehen”, tha Gjorgievski.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, tha se janë duke kërkuar mënyrë për të kthyer një pjesë të mjeteve, ndërsa pjesën tjetër ta heqin nga shumat për disa projekte të ardhshme. Ai shtoi se dokumentacioni i është dorëzuar organeve hetimore dhe Prokurorisë, ndaj pret që së shpejti të dalin me sqarim se kush i ka kryer abuzimet.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit