Monday, September 16, 2024
HomeLajmeKFOR reagon pas djegies së flamurit të Kosovës në Zveçan: Situata është...

KFOR reagon pas djegies së flamurit të Kosovës në Zveçan: Situata është stabilizuar, ne jemi larguar nga ndërtesa e komunës

Të shtunën persona ende të paidentifikuar nga policia kanë djegur flamurin e Kosovës në komunën e Zveçanit.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar KFOR-i.

Lidhur me këtë situatë, ka reaguar KFOR-i.

Sipas njoftimit të tyre, gjendja në komunën e Zveçanit është stabilizuar.

“Si rezultat, njësitë e Batalionit të Forcave Rezervë Operacionale të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO nuk do të jenë më të pranishme në ndërtesën e komunës. Në vend të kësaj, ata do të qëndrojnë në zonë dhe do të kryejnë patrullime të rregullta për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në komunën e Zveçanit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Tutje, misioni i KFOR-it ka theksuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet tutje në njoftim.

Kurse në raportin e policisë thuhet se rasti është iniciuar si “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit”.

“Persona të dyshuar të panjohur kanë djegur një flamur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments