Sunday, May 19, 2024
HomeKulturëKatari me muze pesëkatësh të frymëzuar nga arkitektura dhe kultura myslimane

Katari me muze pesëkatësh të frymëzuar nga arkitektura dhe kultura myslimane

‘Qyteti i së ardhmes’ i Katarit do të ketë një muze pesëkatësh të frymëzuar nga arkitektura dhe kultura myslimane.

Muzeu Lusail do të jetë 30 metra i lartë, me një hapësirë prej 11,000 metra katrorë. Muzeu do të përfshijë zona për ekspozita arti dhe një hapësirë për diskutime mbi çështjet globale.

Koncepti është të ketë hapësira të tilla si restorante, dyqane dhe një xhami në kate të shumta brenda muzeut. Muzeu do të ketë hapësira të gjelbra, me pemë dhe bimë lokale. Brenda, një “bulevard” në formë gjysmëhëne do t’i udhëheqë vizitorët nëpër muze. Objekti do të ndërtohet në ishullin Al Maha. Ndërtimi pritet të përfundojë në vitin 2029. /Alsat.m

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments