Monday, October 14, 2024
HomeLajmeIzet Mexhiti tregon kushtin për koalicionim qeveritar

Izet Mexhiti tregon kushtin për koalicionim qeveritar

Kryetari i Lëvizjes Dmokratike, Izet Mexhiti sot në podkastin e “Shtypit të Lirë” (Sloboden Peçat) ka treguar prioritetet e koalicionit opozitar shqiptar VLEN dhe kushtin kryesor për të formuar Qeverinë e ardhshme.

“Tani jemi të përkushtuar për të formatuar bllokun opozitar dhe ajo që është më e rëndësishmja për të fituar në kampusin shqiptar. Dhe ne nuk duam të jemi pjesë e asnjë qeverie si humbës, por si fitues. Si njerëz me legjitimitet. Jam i bindur se do të fitojmë, këtë e thonë edhe sondazhet”, deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se partia e tyre nuk do të jetë pjesë e një qeverie që nuk është evropiane.

“Prioriteti kryesor për ne është integrimi evropian, këtë e kërkojnë edhe votuesit tanë, prandaj ne do të insistojmë në gjetjen e një zgjidhjeje”. Jam optimist se do të gjendet një zgjidhje”, theksoi Mexhiti. Ai shtoi se për hyrjen e bullgarëve në Kushtetutë si kusht për vazhdimin e negociatave për anëtarësim duhet të gjendet një mënyrë për të bindur VMRO-DPMNE-në, sepse pa ta nuk ka 80 deputetë në Kuvend.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit