Monday, October 14, 2024
HomeMaqedoniArben Fetai: Përgjegjësi penale dhe sekuestrim i aseteve kriminale

Arben Fetai: Përgjegjësi penale dhe sekuestrim i aseteve kriminale

Zvëndëskryeministri dhe ministri në ardhje për Qeverisje të mirë, Arben Fetai në konventën promovuese të kuadrove pjesëmarrëse në ekzekutiv nga koalicioni VLEN, premtoi luftë të pa kompromis ndaj korrupsionit dhe përgjegjësi penale, si dhe sekustrim të aseteve kriminale.

Në fushën e shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë, Fatai tha se qeveria e re reformatore do të ndjek katër akse prioritare të veprimit, në përputhje me Planin 2030 VLEN : 1. Evropianizmi i sitemit të drejtësisë; 2. Lufta pa kompromis kundër korrupsionit; 3. Përgjegjësia penale dhe sekuestrimi i aseteve kriminale dhe 4. Transparenca e plotë institucionale

“Do të sjellim një pako legjislative për reformimin e tërësishëm të sistemit të drejtësisë, duke përfshirë një Kod Penal të ri dhe riorganizimin gjithpërfshirës të sistemit prokurorial dhe gjyqësor, bazuar në parimet e vetingut në drejtësi dhe praktikat evropiane.

Prioritet i prioriteteve i qeverisë sonë do të jetë lufta pa pardon kundër korrupsionit dhe llogaridhënia nga aktorët e korruptuar. Është e pa tolerueshme që strategjia nacionale antikorrupsion zbatohet në nivel prej vetëm 10%. Kjo do të ndryshojë! Do të themelojmë një trup koordionues shtetëror kundër korrupsionit i cili do t’i prijë kësaj lufte. Do të forcojmë kompetencat dhe burimet financiare e njerëzore të institucioneve antikorrupsion, si Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Prokuroria Antikorrupsion, Policia Financiare dhe Enti Shtetëror i Revizionit”, theksoi Fetai.

Qeveria jonë, shtoi ai, do të sjell një strategji të re për të forcuar kapacitetet institucionale për investigim financiar dhe konfiskim të aseteve kriminale, përfshirë ato të fshehura jashtë vendit.

“Ata zyrtarë që janë pasuruar duke dëmtuar xhepin e qytetarit do të japin llogari. Çdo cent i përfituar paligjshëm do t’i kthehet buxhetit të shtetit!”, ishte decid Fetai.

Sipas tij, Qeveria VLEN do të jetë transparente kurse institucionet, në shërbim të qytetarit.

“Shërbimet do të digjitalizohen për të pamundësuar korrupsionin institucional. Institucionet do të obligohen që të publikojnë në webfaqet e tyre një pako standard të informatave të interesit publik, të qasshhme lehtë dhe në çdo kohë”, tha në fund të fjalës së tij Fetai.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit