Wednesday, October 9, 2024
HomeMaqedoniAmbasadorja amerikane "dush të ftohtë" për Ahmetin: Nuk ka detyrim ligjor që...

Ambasadorja amerikane “dush të ftohtë” për Ahmetin: Nuk ka detyrim ligjor që BDI të jetë në qeveri

Në një intervistë për “360 Gradë”, e pyetur për vërejtjet e BDI-së se hyrja e “VLEN” në vend të koalicionit rreth BDI-së në qeverinë e re është shkelje e frymës së Marrëveshjes Kornizë, Angela Ageler tha se është e kënaqur se qeveria përbëhet nga grupe të ndryshme dhe se nuk ka detyrim ligjor që BDI të jetë në qeveri.

“Është pjesë e një demokracie të gjallë”, është përgjigjur ajo në pyetjen e “360 gradë” – nëse qëndrimi i BDI-së mund të shkaktojë shqetësim në vend.

Ambasadorja amerikane Angela Ageler nuk i kupton ankesat e BDI-së se zgjedhja e VMRO-DPMNE-së për koalicion me VLEN në vend të tyre, si koalicion që fitoi më shumë mandate, është shkelje e frymës së Marrëveshjes Kornizë. Në një intervistë për “360 gradë”, ajo tha se fitues është ai që zgjedh partnerët, por edhe se “Fronti Europian” dhe “VLEN” ishin koalicione. Së fundi, sipas saj, është e rëndësishme që në qeverisje të ketë diversitet.

Konkretisht, duke folur për rezultatet e zgjedhjeve të fundit, Ageler ka marrë këtë pyetje: “Cili është mendimi juaj për vendimin e VMRO-DPMNE-së, partisë fituese, për të hyrë në koalicion me ‘VLEN’ dhe jo me koalicionin e udhëhequr nga BDI?” “BDI insiston që kjo bie ndesh me marrëveshjen bazë ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha nga viti 2001”.

Për këtë, Ageler u përgjigj:

“VMRO-DPMNE zgjodhi partnerin – ‘VLEN’, i cili po ashtu është koalicion, ashtu si “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI. Për këtë kam biseduar me një numër zyrtarësh të BDI-së dhe nuk ka as obligim ligjor se me kë do të bëni koalicion. Partia që fitoi zgjedhjet pati mundësinë dhe zgjodhi të krijojë një koalicion me grupet minoritare në vend. Është me rëndësi të madhe sepse ajo që i bën të dyja vendet tona kaq të pasura është diversiteti, grupet dhe komunitetet e ndryshme etnike dhe ajo që ato sjellin në demokracitë tona. Prandaj, jam e kënaqur që qeveria është e përbërë nga grupe të ndryshme dhe nuk ka asnjë detyrim ligjor që BDI-ja t’i bashkohet qeverisë. E di që ka çështje ligji kundrejt legjitimitetit, por fakti është se VMRO-DPMNE zgjodhi partnerë nga komunitete të ndryshme në vend dhe kjo është e drejtë e tyre. Ata zgjodhën ta bëjnë këtë dhe ne do të shohim se si do të funksionojë ky partneritet”, tha Ageler.

Kjo përgjigje e Ageler-it u pasua nga një nënpyetje: “Pra nuk presupozon një lloj shqetësimi, ndonjë ndodhi në vend”?

“Sipas përvojës sime në vend, ka shumë mundësi që individë dhe grupe të ndryshme, parti politike dhe liderë të thonë se kanë mosmarrëveshje dhe se janë të shqetësuar dhe e gjithë kjo është pjesë e një demokracie “të gjallë”. Pra, duke pasur atë bisedë, mendoj se është jashtëzakonisht domethënëse të kemi zëra nga komunitete të ndryshme pakicë që flasin për rëndësinë e të pasurit një përfaqësues në komunitet. Jam e lumtur që shoh që biseda të vazhdojë”, tha Ageler.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments