HomeMaqedoniZv/ministri Albrim Hoxha në takime pune me institucionet kyçe të bujqësisë dhe...

Zv/ministri Albrim Hoxha në takime pune me institucionet kyçe të bujqësisë dhe pylltarisë

Zëvendësministri i Bujqësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Albrim Hoxha, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar disa takime pune me institucionet kryesore që lidhen me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, përcjell Zëri.mk

“Takime pune me institucionet kyçe që lidhen me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari me drejtorin Oliver Millanov dhe zëvendësdrejtorin Fadil Asani diskutuam mbi sigurinë ushqimore dhe standardet që prekin drejtpërdrejt fermerët dhe konsumatorët.

Me drejtorin e NP Pyjet Nacionale, Zdravko Trajanov diskutuam mbi menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, si dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjes së keqmenaxhuar prej dekadash.

Në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, me drejtorin Ilija Stoilev dhe zëvendësdrejtorin Mevlan Morina, diskutuam për masat konkrete të mbështetjes financiare për bujqit dhe nevoja për procedura më efikase”, ka nënvizuar në njoftimin e tij Zv/ministri Hoxha./Zëri.mk/

spot_img
RELATED ARTICLES
spot_img

Lajmet e fundit