Saturday, July 27, 2024
HomeLajmeYmeri: Kurti po dëshiron t’i qëndrojë besnik premtimit të tij

Ymeri: Kurti po dëshiron t’i qëndrojë besnik premtimit të tij

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale ‘Musine Kokalari’, Visar Ymeri ka deklaruar se Kryeministri Kurti nuk po e dërgon draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese për shkak që po do t’i qëndrojë besnik premtimit të tij që nuk ka marrëveshje pa nënshkrim.
“Kryeministri Kurti po do t’i qëndroj besnik premtimit të tij të fundit publik që nuk ka marrëveshje pa nënshkrim, që nënkupton se nuk mund të ketë zbatim të marrëveshjes pa nënshkrim. Edhe pse ky qëndrim nuk është se përkrahët nga cilido prej akterëve të përfshirë në procesin e dialogut meqë si BE ashtu edhe ShBA e konsiderojnë marrëveshjen ligjërisht të obligueshme për të dyja palët”, është shprehur Ymeri.

Sipas Ymerit, themelimi i Asociacionit tash është domosdoshmëri.

“Themelimi i Asociacionit tash është domosdoshmëri dhe nuk do të ketë asnjë hap përpara për Kosovën as në rrugëtimin drejt BE-së e as në organizata ndërkombëtare pa e nisur një proces të besueshëm për themelimin e tij. Kur Kurti ishte pajtuar për draft statutin pas takimit me treshen evropiane (Meloni, Scholz, Macron) në tetor ky ishte lexuar si një hap cilësor drejt zbatimit. Por pastaj erdhi vendimi i BQK-së për valutat dhe e solli Kosovën prapë në situatën ku ishte para Banjskës, e vlerësuar si zvarritëse e procesit dhe e shkujdesur karshi situatës së sigurisë”, ka thënë ndër të tjera Ymeri.
Ymeri, ka thënë se për epilogun final të draft-statutit duhet të flasin ekspertët juridik, duke shtuar se mendon dhe beson që Kushtetuesja do ta trajtojë dokumentin me shumë kujdes.

“Tutje nga kjo mendoj që kushtetuesja do ta trajtoj dokumentin me shumë kujdes dhe t’i vë në pah tejkalimet eventuale nga rregullimi kushtetues i Kosovës e veçanërisht nëse Asociacioni i paraparë në këtë dokument e prek balancin kushtetues të përgjegjësisë së pushteteve, dhe barazisë e harmonisë mes qytetarëve e komuniteteve”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit