Monday, September 16, 2024
HomeLajmeVlon në BDI: Pse Zejdi të bëhet deputetë me 500 vota?!

Vlon në BDI: Pse Zejdi të bëhet deputetë me 500 vota?!

Momente kritike brenda BDI-së. Përpilimi i listave për deputetë po shkakton telashe shtesë në partinë e Ali Ahmetit.
Situata është e tensionuar në zonën zgjedhore numër 1. Kjo pasi që sipas informacioneve pas Blerim Bexhetit i dyti në listë pritet të jetë Zejd Rexhepi me partinë Populli.
Strukturat partiake të BDI-së janë duke refuzuar në mënyrë kategorike që Zejdi të jetë i dyti në listë, pasi siç thonë ata, dihet fuqia e tij në teren, e që nuk kalon numrin e as 500 votuesve.

Madje sipas tyre, frika është se kjo do të ndikojë edhe tek votuesit neutral, të cilët, për shkak të kaluarës së tij politike, nuk kanë ndonjë simpati të madhe ndaj Zejdit.
Degët kryesore në njësinë e parë zgjedhore insistojnë që në pozitat e para të jetë ndonjë person i cili i ka shërbyer deri tani BDI-së dhe jo figura si Zejdi, për të cilin nuk dihet se si mund të veprojë më tutje.

Gjithsesi mbetet të shihet në ditët në vazhdim se si do të veprojë Ali Ahmeti, dhe se si do të arrijë të amortizojë pakënaqësitë që ka brenda partisë.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments