Tuesday, July 23, 2024
HomeKryesoretVLEN: Ahmeti frikësohet të del në mejdan me Taravarin, sakrifikon Bujar Osmanin

VLEN: Ahmeti frikësohet të del në mejdan me Taravarin, sakrifikon Bujar Osmanin

VLEN i bën thirrje BDI-së që të tejkaloj interesat partiake dhe të mbështet Arben Taravarin për president të vendit. Fari Hiseni nga VLEN theksoi se Ahmeti frikësohet të paraqitet në mejdan dhe po sakrifikon Bujar Osmanin, ndërkohë që ndër të tjera shtroi pyetjen se pse BDI-ja po përçanë votën shqiptare?

“Në vend që të mundohen të sqarojnë se pse Ali Ahmeti frikohet të paraqitet në mejdanin dhe ai të garojë, e për këtë po e sakrifikojnë Bujar Osmanin, le të dalin nga interesat e ngushta partiake dhe le ta mbështetin Arben Taravarin si president i pare shqiptarë. Logjikshëm parashtrohet pyetja: pse BDI po e përçan votën shqiptare? Kujt po i shërben Ali Ahmeti tash? Koalicioni VLEN nuk lufton për shpërblime ngushëlluese, por për rol të ndershëm dhe real të shqiptarëve në jetën politike. Ali Ahmeti nëse nuk është në gjendje të luftoj për interesat e popullit shqiptar, e ndershme është që të shkojë në pension politik”, deklaroi Fari Hiseni, VLEN. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments