Tuesday, July 23, 2024
HomeKryesoretVetevendosje demanton lajmet e rreme të Artan Grubit dhe BDI-s, bën thirrje...

Vetevendosje demanton lajmet e rreme të Artan Grubit dhe BDI-s, bën thirrje për dalje masive dhe mbështetjen e VLEN-it

Vetëvendosje ka demantuar ashpër lajmet e rreme të cilat makineria propaganduese e Artan Grubit po i monton dhe i shpërndan nëpër rrjetet sociale dhe përmes përfaqësuesve të saj.

Anëtarët dhe funksionarë të BDI-së po shpërndajnë lajme të rreme se gjoja kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilin BDI e sheh si armikun e saj kryesor është tërhequr nga zgjedhjet në Maqedoni dhe kërkon nga qytetarët të mos votohet.

Por këtë e kanë demantuar nga Vetvendosje.

Anëtari i kryesisë qëndrore të Vetvendosjes, Arbër Zaimi ka bërë thirrje për dalje sa më masovike në zgjedhje dhe për tu mbështetur VLEN-i

“Për t’ia dhënë mundësinë ndryshimit, duhet mbështetur VLEN!
Por edhe për t’i vënë kufi nacionalizmit maqedonas, duhet mbështetur partia shqiptare e pakorruptuar. Pra VLEN!
Le të shpresojmë që blerjet e vjedhjet e votave kësaj radhe janë ndalur. Fenomen i shëmtuar e i panevojshëm”, shkruan Arbër Zaimi.

Ndërsa kandidati për deputet i Koalicionit VLEN, Bekim Qoku, para pak çastesh ka postuar një fotografi në të cilën janë bashkë kryeministri Albin Kurti, dhe liderët e VLEN-it Bilall Kasami, Izet Mexhiti, Afrim Gashi dhe Arben Taravari si dhe vetë Qoku.
“VVlen të festojmë sot fitoren ndaj një regjimi shkatërrues e të degjeneruar të BDI”, shkruan Qoku.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments