Sunday, September 8, 2024
HomeOpinioneUstallarët, legjitimiteti dhe treni bullgar

Ustallarët, legjitimiteti dhe treni bullgar

Shkruan: Hasan Jashari

Edhe shoku Tito dhe Shoku Enver ishin të pashkollë, por ishin ustallarë të ndetjes në pushtet nga 30 vite; njeri shegrt, tjetri nuk e mbaroi fakultetin asnjëherë.
Në krye të VLEN gati të gjithë janë doktor shkencash.

Shqiptarët në Maqedoni pas vitit 1991 u bënë ustallarë të shumë gjërave. Ata bënin të pamundërën kur i hynin politikës. Por, në të gjitha ata fraza gjithëshqiptare, gjithëkombëtare, gjithëpopullore kishte shumë hipokrizi e slogane; ne e bëmë shqipen të jetë zyrtare, ne e çliruam popullin, bëmë Marëveshjen e Ohrit, u bëmë të barabartë me Maqedonasit, bëmë 3 Universitete.

Sot, ne jemi në Maqedoni një popullatë, pa krye, pa ideal, pa motivim se si më tutje, një shoqëri e çoroditur që në fakt udhëhiqet nga hoxhallarët e jo nga elitat intelektuale, jo nga elita politike. Një shoqëri që solli një ligj për përdorimin e gjoja gjuhës shqipe në jetën publike i cili nuk ofron përdorim akund e as në Tetovën e cila ka 80% popullatë shqiptare. Ligj, që në esencë është bë që maqedonishtja të jetë si gjuhë e parë gjithkund e diku diku të ketë përkthim në gjuhën shqipe, sodomos në nivel lokal. Ne të gjithë jemi një bashkësi etnike naive që mendon se gjuha shqipe qenka zyrtare përderisa asnjë vend pune nuk është përcaktuar si dygjuhësor, kur asnjë maqedon, nuk ka obligim të shkruar normativ që të të përgjigjet nëse i drejtohesh në gjuhën shqipe. Ai nuk të thotë as mirdita, asnjëherë.

Nocioni ‘Usta’

Fjalori nocionin Ustá,-i e definon si emër i gjinisë mashkullore; -llárë(t) 1. mjeshtër që ndreq e që bën sende të përdorimit të përditshëm; njeri që e zotëron shumë mirë mjeshtërinë e vet: ustai i këpucëve (i orëve); 2. njeri i shkathët e i aftë; njeri që punon me dredhi: është usta për ato punë.
Kjo e fundit ‘njeri që punon me dredhi’ i përgjigjet më së shumti mentalitetit dhe filozofisë sonë politike.

Kush ka qenë ustallarë te Shqiptarët e Maqedonisë pas vitit 1991? A është usta njeriu që vjen nga diku pa biografi, pa një Curriculum Vitae, pa të dhëna se çfarë fakulteti ka mbaruar, a e ka mbaruar apo vetëm ka studjuar disa vite,se ku ka punuar,si ka menaxhuar, çfarë përgjegjësishë ka patur në në vendin e punës, çfarë rezultatesh, çfarë kontributi ka dhënë për komunitetin etj? Nevzat Halli erdhi si udhëheqës i popullit dhe i Prosperitetit në vitin 1990, si një profesor i respektuar i shkollës të Mesme të mjekësisë në Tetovë, Abdurahman Aliti si jurist dhe kryeshef i dalluar në Komunën e Tetovës. Por, ata që erdhën prapa tyre a kishin fakultete të kryera? A kishin punë të rregullt, askush nuk e dinte se ku kanë studjuar, çfarë kanë studjuar, ku kanë punuar, çfarë përgjegjësishë shoqërore dhe rezultate pune kishin. Njeri ishte gazetar andej këndej, tjetri militant i LPK. Ata filluan të jetojnë dhe të bëjnë karierë duke hapë librezë pune, ditën e parë, pra, si ministër apo deputet.Pra, të jetojnë prej profesionit ‘Shqiptar’. Prej tyre njëri na e solli Luftën duke qenë në Qeveri, sepse detyrë kryesore si pjesëtarë koalicioni me Lupçon, ishte si të zhdukej opozita, Prosperiteti dhe të kthehej sistemi njëpartiak i PDSH, tjetri e bëri luftën dhe prej sajë nxori një thes kashtë. Pra, menaxhuan keq me rrezikun, dështuan. Për frymën, traditën liberale demokratike Evropeane njerëzit pa biografi, me shumë të panjohura, janë dështakë.Flasim me fakte e jo me huxhum partiak dhe famë të rrejshme të krijuar në shtabet partiake. Ja, edhe sot këta, pasardhësit e tyre, janë ustallarë që i shprazën shkollat, univeristetet, fshatrat, qytetet dhe e bënë botën shqiptare një specie në zhdukje si Lugina e Preshevës.

Legjitimiteti dhe treni bullgar

Zgjedhjet e vitit 2024 u zhvilluan me 2 afera të dokumentuara të Trenit Bullgar ku aktorët ishin pushtetarët të BDI-Fronti Evropean, njëra në Komunën e Zhelinës e tjetra në atë të Likovës. Kishte edhe afera të shumta të këtij lloji në Zonën 5. Si që e dijmë, 8 herë Gjykata administrative hudhi poshtë kundërshtimet e tyre partiake duke dëshmuar se treni bullgar apo marifetllëqe të tjera korruptive janë bë nga Partia në Qeveri. Logjika thotë se në 2 raste votuesit kanë qenë të pakujdeshëm dhe kanë futë në kuti edhe fletëvotimin e rrethuar në shtabet e Partisë edhe atë që e kanë marrë në vendëvotim. Por, pyetja është dhe përfundimi është pse Treni bullgar të përdoret nga ata që 22 vite janë në Qeveri? A keni tani të drejtë morale të kërkoni të drejtë përsëri të jeni pjesë e Qeverisë? Derisa ju kërkoni legjitimitetin, 2 funksionarë të lartë të BDI shkojn nëpër Gjykata për korupsion. Po, listat e zeza? 3 persona i kishit e sollët edhe një nga jashtë, u bëtë 4 persona.
Më tej ka pyetje në lidhje me kërkesat e legjitimitetit. Kur quhen legjitime institucionet politike dhe vendimet e marra brenda tyre? Disa kanë argumentuar se kjo pyetje duhet t’i përgjigjet kryesisht në bazë të veçorive procedurale të vendimarrjes politike. Të tjerë argumentojnë se legjitimiteti varet – ekskluzivisht ose të paktën pjesërisht – nga vlerat thelbësore që realizohen. Çfarë vlerash, ju lutem krijuat? Ministria e arsimit dhe shkencës me Ministër e zëvendësministër shqiptarë, me vitei lenë nxënësit pa libra, librat e muzikës me këngë ruse, sërbe rome pa asnjë këngë në gjuhën shqipe. Universiteti publike shqiptare nuk marrin asnjë denarë për veprimtarinë e hulumtimit shkencor dhe vetëm UKIM i ndahen 1,5 miljon euro? Thirni pak mendjes.

Një pyetje e lidhur është: legjitimiteti politik kërkon demokraci apo jo? Përderisa demokracia shihet si e nevojshme për legjitimitetin politik, kur janë vendimet demokratike legjitime? Të vendosish çdo gjë nën thundër të Partisë nuk kemi të bëjmë me demokracinë liberale , por me neokomunizëm.

Çfarë legjitimiteti kërkoni kur njerëzit tuaj në ditë e zgjedhjeve merrnin me vetura qytetarët nga shtëpitë dhe si peng i dërgonin të votojnë; njerëz pleq, me shkollë fillore të mbaruar apo të lënë në gjysë,të sëmurë, të lodhur, njerëz me nevoja jetësore të paplotësuara.Vetë kam pa, atë ditë, një person me të meta në zhvillimin e tij njerëzor, të cilin e shtynte drejt vendivotimit një funksionar i juaj si me qenë rob lufte.

Marëveshja e Ohrit

Të kalojsh mbi lum dhe mos pijsh uj, këndej të jap, andaj e kufizoj

Pas 22 viteve, sot rikthehemi te Marëveshja e Ohrit. Një Dokument që solli paqën dhe që ishte bazë e mirë e zhvillimi të një shoqërie multietnike, tjetërfarë nga ajo që ishte në Komunizëm dhe në decenjen e parët të pluralizmit.Por lëshimet, djallëzitë e përpuiluesve të Marëveshjes nuk u lexuan me syrin kritik. A kishit ju në atë kohë me vehte Esat Stavilecin apo Enver Hasanin etj. si ekspert të lëmisë nga Kosova? Nuk i kishit se ju i dinit të gjitha. Andaj filloj loja e ‘ në njerën anë të jap në anën tjetër ta marr’, lojë fjalësh fyese dhe tallëse në vetë Marëveshjen janë të papranueshme. Kush ishin ata honorarxhinj që i kishit me vehte në Ohër që u interesonte më shumë ushqimi, mëditjet dhe nuk e lexonin aspak tekstin. Ata kërkonin që sa më parë të mbaron lufta dhe të bëhen ministra, deputetë…

Po fillojmë nga nga teksti më poshtë (teksti italik është i imi)

Parimet themelore 2. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë dhe karakteri unitar i shtetit janë të pashkelshëm dhe duhet të rruhen. Pra, Maqedonia definohet si shtet unitar. Nuk ekzistojnë zgjidhje territoriale për çështjet etnike. Përkundrazi, kjo është një grackë. 5. Zhvillimi i pushtetit vendor është me rëndësi thelbësore për nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën demokratike dhe për përparimin e respektimit të identitetit të bashkësive Pushteti vendor , komunat shqiptare, të mbytura me borxhe, me bërllog, me qej, me financim të dobët qendror me ministër shqiptar të financave, Pollogu zona më e varfër në Maqedoni

Gjuha 20%

Që të jetë zyrtare gjuha shqipe duhet një formulim si në zgjidhja për serbët në Kushtetutën e Kosovës që janë vetëm 3,8% e popullatës.
Neni 5 [Gjuhët] 1. Gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë Gjuha Shqipe dhe Gjuha Serbe.

Ja u krye puna. Nuk ka nene të tjera që të shetisin andej këndej dhe të ofrojnë përkthin nga Maqedonishtan në nivel komunal si në Marrëveshjen e Ohrit e cila është mbart kështu në Kushtetutë e pastaj në ligjin për përdorimin e gjuhëve

4. Mos diskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë

4. Në tërë Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase. 5. Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin të paktën 20 % e popullatës, po ashtu është gjuhë zyrtare, sikurse është arsyetuar këtu.( ja fillojmë me grackat, me talljet, me labirinthet, mund të përdoret këtu e atje pasi të shkruhet njëherë maqedonisht, ja diskriminimi dhe ate vetëm në nivel komunal). Në organet e Republikës së Maqedonisë, cilado gjuhë zyrtare tjetër nga maqedonishtja mund të përdoret në pajtim me ligjin, sikurse është elaboruar më tej në aneksin B. Aneksi B flet të tjera gjëratë tjera, pra, mashtrim. Cilido person që jeton në njësinë e pushtetit vendor në të cilin të paktën 20 % e popullatës flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga maqedonishtja mund të përdorë cilëndo gjuhë zyrtare për të komunikuar me zyrën rajonale të pushtetit qendror, kompetent për këtë komunë; zyra e tillë do të përgjigjet në atë gjuhë në mënyrë plotësuese në maqedonishte.Përsëri 20 % dhe zyrat rajonale, kujt t’i drejtohemi në gjuhën shqipe kur asnjë vend pune nuk është i përcaktuar me ligj si dygjuhësor!? Cilido person mund ta përdor cilëndo gjuhë zyrtare për të komunikuar me zyrën kryesore të pushtetit qendror, e cila do t’i përgjigjet në atë gjuhë, në mënyrë plotësuese në maqedonisht. 6. Lidhur me pushtetin vendor në komunat ku bashkësia e caktuar përbën të paktën 20 % e popullatës së komunës, gjuha e asaj bashkësie do të përdoret si gjuhë zyrtare, në mënyrë plotësuese maqedonishtja. Në raport me gjuhët, të cilët flasin të paktën 20 % të popullatës së komunës autoritetit lokale në mënyrë demokratike do të vendosin për përdorimin e saj në organet publike. Të gjitha këto nene janë borrani,si dikush kur të hedh hi në fytyrë, gracka që nuk janë lexuar dhe analizuar nga ekspertë por nga militantë partiak. Ligji për përdorimin e gjuhës 20% i sjellur me shumë çallam, një dërdëllisje si më lartë, që nuk ka zbatim as në Tetovë e jo më në Shkup e diku tjetër. Pra, Marrëveshja e Ohrit, si që e pamë më lart, është bë që të siguron që Maqedonishtja të përdoret gjithkund e shqipja diku, diku , si përkthim.
Edhe një herë u bëj pyetje për vetëkontrollin tuaj. A është ky legjitimiteti juaj që tani po e kërkoni?

Partizanët e Titos 40 vite jetonin nga puna e kaluar, me dogma se kanë qenë luftëtarë, sot jetojmë në shoqëri që ndryshon aty për aty, kërkon kualitete të reja, punë, dhe rezultate punë, përditë, përherë, me konkurencë dhe përgjejësi personale. Jetojmë në kohën e Intelegjencës Artificiale (AI) e jo në kohën e miteve dhe legjendave.

Edhe un kisha qenë dikushi dikur, më i vogël se ju që jeni, por u desht që të fitoj tituj shkencor, të fitoj tituj akademik, të punojë në zhvillimin tim përditë, me mund të madh, me lekë e ndonjëherë pa lek në xhep, që të mund ta mbaj hapin me të tjerët, që të përballoj konkurencën…

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments