Enzo Maresca është zyrtarizuar sot si trajneri më i ri i Chelseas.
Tekniku italian ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare deri më 2029, e cila përfshin gjithashtu një opsion zgjatje edhe për një sezon tjetër deri në qershor 20230.
Gjashtë anëtarë të stafit do t’i bashkohen gjithashtu nga Leicesterit pasi Chelsea do të paguajë tarifë kompensimi që tejkalon 10 milion euro.
“Të bashkohesh me Chelsean, një nga klubet më të mëdha në botë, është një ëndërr për çdo trajner. Mezi pres të punoj me një grup shumë të talentuar lojtarësh dhe stafi për të zhvilluar një ekip që vazhdon traditën e suksesit të klubit dhe i bën tifozët tanë krenarë”, tha Maresca pas zyrtarizimit.