Wednesday, October 9, 2024
HomeBotaUkraina: 80 përqind e termocentraleve me gaz dhe qymyr janë goditur nga...

Ukraina: 80 përqind e termocentraleve me gaz dhe qymyr janë goditur nga Rusia

Ministri ukrainas i energjisë, German Galushchenko tha se Rusia ka goditur deri në 80 për qind të termocentraleve konvencionale të Ukrainës dhe gjysmën e hidrocentraleve të saj në javët e fundit, në sulmet më të rënda që nga fillimi i luftës.  

“Deri në 80% të gjenerimit termik u sulmua. Më shumë se gjysma e prodhimit të hidrocentraleve dhe një numër i madh nënstacionesh. Ky është sulmi më i madh në sektorin energjetik të Ukrainës që nga fillimi i luftës,” tha Galushchenko.

Galushchenko tha se shkalla dhe ndikimi i këtyre sulmeve është shumë më i madh sesa sulmet e mëparshme gjatë dimrit nga viti 2022 deri në 2023, kur miliona njerëz vuajtën nga temperaturat e ngrira pa energji elektrike dhe ngrohje.

“Ne shohim se rusët i modifikuan armët,” tha ministri, duke shtuar se ata tani përdorin drone dhe raketa shpërthyese të stilit iranian që shkaktojnë më shumë dëme për çdo sulm.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments