Tuesday, July 23, 2024
HomeSportTronditet Arsenali

Tronditet Arsenali

Pas Liverpoolit bie në fushën e vet edhe Arsenali. Skuadra e Mikel Artetës u mposht 0-2 nga Aston Villa, me djemtë e Unai Emery që siguruan tri pikë të arta për kualifikimin në Champions League.

Skuadra udhëtuese goditi shtyllën (Watkins) dhe traversën (Tielemans), ndërkohë që në të 84’ kaloi në avantazh me anë të Baileyt. Tri minuta më vonë erdhi edhe dyfishimi nga Watkins.

Gola që u festua në Birmingam dhe në anën blu të Manchester Cityt.
Pasi City i Pep Guardiolës kryeson tashmë kampionatin anglez me 73 pikë.
Dy më shumë se Arsenali dhe Liverpooli.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments