Sunday, May 19, 2024
HomeKulturëTre filma kosovarë shfaqen në ‘CineMarket’ në Oslo të Norvegjisë

Tre filma kosovarë shfaqen në ‘CineMarket’ në Oslo të Norvegjisë

Tre filma nga Kosova do të shfaqen në “CineMarket” gjatë këtij muaj (prill 2024) në Oslo të  Norvegjisë.

Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se filmat do të shfaqen si pjesë e programit që nxjerr në pah valën e re të kineasteve gra nga Kosova.

“Filmat që do të shfaqen janë: ‘Hive/ Zgjoi’, ‘Vera andrron detin’ dhe ‘Luaneshat e Kodrës’. Filmat do të shfaqen gjatë datave: 10, 11 dhe 12 prill 2024”- thuhet në njoftimin e QKK-së.

Sipas QKK-së, ky program është bashkëpunim i Ambasadës së Kosovës në Norvegji, Qendrës së Kosovës për Kinematografi dhe “Cinemateket”.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit

Recent Comments