Monday, July 15, 2024
HomeMaqedoniTërmet në Shqipëri – ndjehet edhe në Maqedoni

Tërmet në Shqipëri – ndjehet edhe në Maqedoni

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar në Shqipëri mbrëmë në orën 23:37 me orën lokale, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup.

Epiqendra e tërmetit ishte 128 kilometra në jugperëndim të Shkupit, në Shqipëri. Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 8 kilometrash.

Sipas informacioneve të Institutit Sizmologjik Mesdhetar Europian, epiqendra e tërmetit ka qenë 22 kilometra në verilindje të Elbasanit dhe shtatë kilometra në perëndim të qytetit të Librazhdit. Është ndjerë në pjesën perëndimore të vendit.

Nuk ka informacione për persona të lënduar apo për dëme materiale.

RELATED ARTICLES

Lajmet e fundit